Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen tha këtë të hënë se propozimi për të shfrytëzuar asetet e ngrira ruse përmes një kredie dëmshpërblimi për Ukrainën është i ndërlikuar, por do të rrisë koston e luftës për Moskën.
Teksa në Londër, Volodymyr Zelensky ka marrë mbështetjen e europianëve për Ukrainën gjatë një takimi me Starmer, Macron dhe Merz, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po ashtu ka njoftuar se mbështetja e Kievit dhe rritja e gatishmërisë së mbrojtjes evropiane janë përparësi kryesore për të ashtuquajturin “Koalicion i të Gatshmëve”, një grup vendesh që kërkojnë të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë për t'i dhënë fund luftës.
Von der Leyen tha se kishte informuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e tjerë të “Koalicionit të të Gatshmëve” mbi përparësitë e planit evropian. Ajo deklaroi ndër të tjera se propozimi për të përdorur asetet e ngrira ruse përmes një kredie dëmshpërblimi për Ukrainën është komplekse, por do të rriste koston e luftës për Moskën.
“Sa më gjatë që Putini të vazhdojë luftën e tij, duke derdhur gjak, duke marrë jetë dhe duke shkatërruar infrastrukturën ukrainase, aq më e lartë do të jetë kostoja për Rusinë”, tha Presidentja e KE-së.
Ajo shtoi se lidhjet brenda Evropës janë “më të forta se kurrë” dhe se “shtetet anëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku, duke mbështetur Ukrainën dhe duke mbrojtur Evropën”.
Von der Leyen po ashtu shkroi në rrjetet sociale se Rusia po tallet me diplomacinë dhe përshkallëzon sulmet, duke pretenduar se kërkon paqe.
“Ndërsa Ukraina angazhohet në përpjekje të vërteta diplomatike për paqe, Rusia vazhdon të mashtrojë dhe të pengojë. Ajo tallet me diplomacinë dhe përshkallëzon sulmet, duke pretenduar se kërkon paqe. Sot, kjo fasadë mbetet fort në vend. Por ne nuk do të biem pre e saj. Ne e dimë kush është agresori dhe kush është viktima në këtë luftë”, shkroi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në ‘X’.
Prej mungesës së provave ajo u shpall e pafajshme për akuzat lidhur me manipulim të tregut financiar dhe shkelje të ligjeve për financimin e politikës.
13:42 28 min më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Sipas të dhënave të një studimi, rreth 1,2 milionë ushtarë rusë dhe afërsisht 600 mijë ushtarë ukrainas janë viktima ose rezultojnë të zhdukur.
09:33 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
09:17 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Ngjarja ka ndodhur në Sonmargun të Indisë, fatmirësisht autoritetet njoftuan se nuk ka persona të lënduar apo viktima.
08:51 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Koreja e Veriut do të zbulojë "fazën tjetër" të planit të saj të parandalimit bërthamor në kongresin e ardhshëm të Partisë së Punëtorëve në shkurt.
08:35 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Vendi ynë është cilësuar si një prej anëtarëve themelues të organizatës ndërkombëtare të krijuar nga presidenti Donald Trump.
08:19 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
08:05 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)