Avioni bën ulje të detyruar, mbyllet aeroporti i Edinburgut

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Edinburgut u pezulluan pas një uljeje emergjente që mbylli pistën këtë pasdite.

Burimi: The Sun

08.12.2025. 22:30

Avioni bën ulje të detyruar, mbyllet aeroporti i Edinburgut

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Edinburgut u pezulluan pas një uljeje emergjente që mbylli pistën këtë pasdite. 

Ngjarja ndodhi me fluturimin BA1443 të British Airways drejt Heathrowt në Londër, i cili pas ngritjes nga Edinburgh-u në orën 11:13, dërgoi një sinjal emergjence. Piloti identifikoi një problem teknik dhe ishte i detyruar të kthehej në aeroportin nga ishte ngritur. Sipas të dhënave të FlightRadar24, aeroplani bëri disa rrotullime mbi zonën e Stirling para se të devijohej përsëri për ulje. 

Avioni u ul në mënyrë të sigurt. Pasagjerët u evakuuan dhe u transportuan me autobusë në terminal. Ndërkohë, fluturime të tjera janë devijuar drejt Glasgow dhe Prestwick. 

Një zëdhënës i aeroportit deklaroi se operacionet janë pezulluar derisa ekipet të përfundojnë inspektimet e nevojshme. 

British Airways konfirmoi se avioni u kthye në mënyrë të sigurt pas identifikimit të problemit dhe kërkoi ndjesë për shqetësimin e pasagjerëve, duke shtuar se po punojnë për të lehtësuar vonesat. 

Ky është rasti i dytë brenda një jave që Aeroporti i Edinburgh-ut është i detyruar të pezullojë të gjitha fluturimet, pas një ndërprerjeje teknike që të premten e kaluar kishte ndalur të gjitha ngritjet dhe uljet, duke ndikuar mijëra udhëtarë. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)