“Një samit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk është planifikuar para vitit 2026”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
Zëdhënësi shtoi se Moska nuk është ende në dijeni të bisedimeve të mbajtura në Florida midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkuar mbrëmjen e së hënës në Bruksel për t'u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Udhëheqësi ukrainas e njoftoi lajmin në mediat sociale. "Bashkëpunimi me aleatët tanë është thelbësor tani", tha ai.
Sipas mediave italiane, të martën Zelensky do të pritet nga Papa Leon në Kështjellën Gandolfo, duke treguar në këtë mënyrë se diplomacia për t’i dhënë fund luftës ka hyrë në fazën e saj më të ethshme.
Më herët, në Londër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky takoi liderët europianë për të diskutuar versionin e ri të planit të paqes, ndërsa u theksua nevoja për garanci të forta sigurie për Ukrainën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)