Ukraina nuk është dakord me lëshimin e territorit të saj dhe për këtë arsye pritet t’i paraqesë Shtëpisë së Bardhë një plan të rishikuar për paqen e mundshme me Rusinë.
Pas takimit me liderët e BE në Londër, Zelensky përsëriti edhe njëherë qëndrimin se ai nuk mund të dorëzojë tokën e Ukrainës pasi këtë gjë nuk e lejojnë ligjet e vendit, por edhe ai ndërkombëtar.
Por duket se çdo refuzim i planit me 28 pika të SHBA, bën Rusinë që të ndërmarrë të tjera sulme në Ukrainë, për të ushtruar në një farë mënyrë presion.
Në orët e fundit, dhjetëra dronë rusë goditën qytetin e Sumit, duke lënë banorët e tij pa energji elektrike.
Presidenti Zelensky, i cili tashmë prej ditësh ka nisur një tur diplomatik në Evropë, u shpreh në një konferencë për shtyp se ekipi i tij mund t'u dërgonte një propozim të ri amerikanëve që të martën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)