Zelensky ia beson negociatat e paqes Melonit, Putin: Donbasi, territor rus

Pas takimeve në Londër dhe Bruksel, lideri ukrainas ndaloi edhe në Romë. Pas pritjes nga Ati i Shenjtë, zhvilloi një orë e gjysmë bisedë me kryeministren e Italisë.

09.12.2025. 19:34

Zelensky ia beson negociatat e paqes Melonit, Putin: Donbasi, territor rus

Pas takimeve në Londër dhe Bruksel, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vijoi turin e tij diplomatik në kryeqytetet europiane, me një ndalesë zyrtare në Romë. Vizita vjen në një moment të tensionuar diplomatik, pas deklaratave kritike të Donald Trump, i cili e ka cilësuar “zhgënjyes” qasjen e Zelenskyt ndaj negociatave të paqes.

Gjatë paradites, lideri ukrainas pati një takim rreth 30-minutësh me Papa Leoni XIV. Pas kësaj, ai zhvilloi bisedë për afro një orë e gjysmë me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Në një deklaratë pak para takimit, Zelensky u shpreh se “i beson Melonit” në drejtimin e procesit të negociatave të paqes, duke nënvizuar rolin aktiv të Italisë në mbështetje të Ukrainës.

Sa i përket akuzave të Donald Trump se po “përdor luftën për të mos shpallur zgjedhjet”, Zelensky tha se është “gjithmonë gati”, por se kushtet e sigurisë vazhdojnë të mbeten vendimtare. Sipas tij, Ukraina do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse pranohet plani i paqes prej 20 pikash, i përgatitur nga ai dhe aleatët e Bashkimit Europian.

REAGIMI I PUTIN

Pas takimeve të ukrainasve në Europë, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Donbasi është “territor rus” dhe e ka quajtur këtë një “fakt historik”. Sipas tij, Rusia po përpiqet të përfundojë një luftë që, siç pretendon ai, ka nisur pas një “grushti shteti” në Kiev në vitin 2014. Putin tha gjithashtu se Moska është “e detyruar” të veprojë me mjete ushtarake.

ULTIMATUMI I TRUMP PËR ZELENSKY

Sipas “Financial Times”, gjatë një telefonate dy-orëshe të zhvilluar të shtunën e kaluar, të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë bërë presion Zelenskyt që të japë një përgjigje brenda disa ditësh për një propozim paqeje. Sipas burimeve të cituara nga gazeta, propozimi parashikon që Ukraina të pranojë humbje territoriale në këmbim të garancive të paspecifikuara mbi titujt amerikanë. Zelensky mësohet t’u ketë treguar liderëve europianë se është vënë nën presion për të marrë një vendim të shpejtë, ndërsa afati i propozuar tregon se Trump synon një marrëveshje para Krishtlindjeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)