Dëmtohet tubacioni i naftës në Gjermani, derdhen 200 mijë litra në Brandenburg

Më shumë se 200 mijë litra naftë u derdhën në mjedis të hapur në Gjermani, për shkak të një aksidenti në një linjë naftësjellëse në Branderburg. Autoritetet rrëzojnë mundësinë e një akti sabotazhi.

Burimi: TGcom

11.12.2025. 08:20

Dëmtohet tubacioni i naftës në Gjermani, derdhen 200 mijë litra në Brandenburg

Të paktën 200,000 litra naftë rrodhën nga linja naftësjellëse e Brandenburgut në Gjermani për shkak të një incidenti në stacionin e tubacionit të Gramzoë.

Zjarrfikësit iu përgjigjën ngjarjes duke dërguar me shpejtësi 100 njësi për të kontrolluar që incidenti mos të merrte përmasa më të mëdha.

Sipas PCK, kompanisë që zotëron tubacionin, deri në këto momente nuk ka të dhëna nëse ngjarja ka të bëjë me ndonjë akt të mundshëm sabotazhi.

Nafta rrodhi nga tubacioni deri në mbrëmje, megjithëse në sasi më të vogla. Kompania ka njoftuar se do të përdorë cisterna speciale për të mbledhur naftën, e cila po grumbullohet në një fushë të lagësht.

Lidhur me ndotjen e mundshme të tokës dhe ujërave nëntokësore, shefi i zjarrfikësve Trenn deklaroi se, për fat të mirë, toka bujqësore përreth ishte shumë e lagur nga shiu , kështu që nafta, duke qenë më e lehtë se uji, në thelb noton në sipërfaqe dhe nuk ka depërtuar thellë në tokë . Prandaj, ndotja e përhapur e ujërave nëntokësore fillimisht konsiderohet e pamundur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)