Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prokuroria përmblodhi nëntë gabime të rënda, që ndikuan në fundin fatal të partneres së 36-vjeçarit., nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në tre vite burg.
Prokuroria e Innsbruck-ut ka ngritur akuza për “vrasje nga pakujdesia” ndaj Thomas Plamberger, 36 vjeç, pas vdekjes tragjike të partneres së tij 33-vjeçare, Kerstin Gurtner. Sipas hetuesve, një sërë vendimesh të gabuara gjatë ngjitjes në Grossglockner, që me lartësinë 3,798 metra është edhe maja më e lartë e Austrisë, kanë ndikuar drejt fundit fatal për të renë. Trupi i saj u gjet i pajetë të nesërmen, për shkak të të ftohtit ekstrem.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, çifti e nisi ngjitjen në orët e para të mëngjesit, por kur po aftohej mesnata dhe moti ndryshoi, duke regjistruar erë deri në 74 km/h dhe temperatura nën zero, ata ndodheshin ende në përpjekje për të arritur majën. Një helikopter i policisë i kishte lokalizuar dhe u kishte ofruar ndihmë, por të dy e refuzuan pasi pretenduan se “ndiheshin mirë”.
Mbrojtja e Plamberger thotë se pikërisht pas këtij momenti gjendja e Gurtner u përkeqësua papritur dhe “në mënyrë të paparashikueshme”. I riu ndezi dritat e emergjencës dhe vetëm pas mesnate dërgoi kërkesë për ndihmë me telefon, por mesazhi nuk ishte dërguar.
Meqenëse ndihma nuk po mbërrinte dhe rreziku i hipotermisë shtohej, dyshja vendosi të vazhdonte lëvizjen. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, Plamberger mori vendimin të zbriste vetëm drejt strehës më të afërt për të kërkuar ndihmë. Telefonata e dytë te shërbimet e emergjencës u bë në 03:30, ku ai njoftoi se kishte lënë pas partneren dhe kërkoi helikopter. Por stuhia e fortë e bëri fluturimin të pamundur. Ekipet nga toka mbërritën vetëm disa orë më vonë, duke gjetur Gurtner të vdekur.
Sipas prokurorisë, Plamberger konsiderohej më i përgatituri i dyshes dhe duhej të kishte udhëhequr ekspeditën. Hetuesit pretendojnë se ai u largua pa e vendosur partneren në një vend të sigurt dhe pa përdorur pajisjet e emergjencës që kishte me vete: batanijet termike apo edhe heqjen e çantës për të reduktuar humbjen e nxehtësisë. Prokuroria përmblodhi nëntë gabime të rënda, që mbështesin akuzën për vrasje nga pakujdesia, për të cilën parashikohen deri në tre vite burg.
Prej mungesës së provave ajo u shpall e pafajshme për akuzat lidhur me manipulim të tregut financiar dhe shkelje të ligjeve për financimin e politikës.
13:42 28 min më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Sipas të dhënave të një studimi, rreth 1,2 milionë ushtarë rusë dhe afërsisht 600 mijë ushtarë ukrainas janë viktima ose rezultojnë të zhdukur.
09:33 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
09:17 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Ngjarja ka ndodhur në Sonmargun të Indisë, fatmirësisht autoritetet njoftuan se nuk ka persona të lënduar apo viktima.
08:51 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Koreja e Veriut do të zbulojë "fazën tjetër" të planit të saj të parandalimit bërthamor në kongresin e ardhshëm të Partisë së Punëtorëve në shkurt.
08:35 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Vendi ynë është cilësuar si një prej anëtarëve themelues të organizatës ndërkombëtare të krijuar nga presidenti Donald Trump.
08:19 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
08:05 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)