Thirrja e Papa Leonit: Shmangni blerjet e tepruara, në Krishtlindje shtroni darkë për varfërit

Papa nxit familjet që të hapin shtëpitë e tyre për ata që vuajnë me të vërtetë pasojat e varfërisë, duke sugjeruar që të ftohet një familje e cila nuk është në gjendje ekonomikisht, apo edhe një person i vetëm.

12.12.2025. 16:49

Thirrja e Papa Leonit: Shmangni blerjet e tepruara, në Krishtlindje shtroni darkë për varfërit

Në Krishtlindjen e tij të parë në krye të Vatikanit, Papa Leoni XIV u bën thirrje besimtarëve që festimet t’i jetojnë me thjeshtësi dhe solidaritet të vërtetë. Në revistën “Piazza San Pietro”, Ati i Shenjtë u shpreh kundër blerjeve të tepruara të dhuratave, duke i ftuar njerëzit të heqin dorë nga shpenzimet e panevojshme që ushqejnë vetëm dëshirat e momentit.

Papa nxit familjet që të hapin shtëpitë e tyre për ata që vuajnë me të vërtetë pasojat e varfërisë, duke sugjeruar që një familje e cila nuk është në gjendje ekonomikisht, apo edhe një person i vetëm të ftohen në darkën e Krishtlindjes. Sipas tij, ky është një gjest konkret dashurie dhe një mënyrë për të përjetuar më thellë shpirtin e festës.

Në mesazhin e tij, Leoni XIV theksoi rolin e dëshmisë së thjeshtë dhe autentike të krishterë për t’u afruar të rinjtë më shumë me Krishtin. Ai kujton shembullin e Shën John Henry Neëman, së fundmi shpallur Doktor i Kishës, të cilin e cilëson si model dialogu dhe edukimi për të luftuar “errësirën e nihilizmit” dhe për të ndërtuar një “qytetërim paqeje”.

Numri i ri i revistës “Piazza San Pietro” i kushtohet Krishtlindjes nëpër botë, marrëdhënies mes dhuratës dhe konsumit, kujdesit për të varfrit dhe thirrjes së fortë për paqe: “Zoti nuk do luftë e dhunë”. Në kopertinë shfaqen fëmijët, me rastin e njoftimit nga Papa për edicionin e dytë të Ditës Botërore të Fëmijëve, që do të mbahet në Romë më 25–27 shtator 2026.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)