Po fluturonte drejt hapësirës së saj ajrore, Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi

Avionët F-16 turq u ngritën dhe rrëzuan dronin në një zonë larg qendrave të banuara.

15.12.2025. 20:13

Po fluturonte drejt hapësirës së saj ajrore, Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi

Forcat e Armatosura Turke kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot që po i afrohej hapësirës ajrore të tyre nga veriu mbi Detin e Zi.

Në një deklaratë, Ministria turke e Mbrojtjes tha se avioni i paidentifikuar po monitorohej në përputhje me procedurat standarde.

"Për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore, avionët F-16 që i përkisnin forcave të NATO-s dhe forcave kombëtare ndërmorën një mision reagimi të shpejtë. Avioni në fjalë u identifikua si një mjet ajror pa pilot që u konsiderua jashtë kontrollit. Për të shmangur çdo situatë të mundshme negative, ai u rrëzua në një zonë të sigurt jashtë zonave të populluara”, thuhet në deklaratë.

Në deklratë nuk përmendet lloji apo origjina e dronit, por duhet theksuar se Turqia në muajt e fundit ka hasur në një sërë incidentesh të tilla në brigjet e Detit të Zi, ku dronë rusë apo ukrainas i afrohen hapësirës së saj ajrore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)