Lufta vjen në Mesdhe, Ukraina hedh në erë cisternën ruse në brigjet e Kretës, Putin: Ne do të kundërpërgjigjemi

Ukraina ka goditur një anije cisternë nafte të "flotës në hije" të Rusisë për herë të parë në ujërat neutrale të Mesdheut. Sipas shërbimit të trafikut detar të Greqisë, anijen cisternë "QENDIL" u pa për herë të fundit 17 orë më parë, midis Kretës Jugperëndimore dhe Libisë.

19.12.2025. 19:31

Lufta vjen në Mesdhe, Ukraina hedh në erë cisternën ruse në brigjet e Kretës, Putin: Ne do të kundërpërgjigjemi

Ukraina ka goditur një anije cisternë nafte të "flotës në hije" të Rusisë për herë të parë në ujërat neutrale të Mesdheut.

Sipas shërbimit të trafikut detar të Greqisë, anijen cisternë "QENDIL" u pa për herë të fundit 17 orë më parë, midis Kretës Jugperëndimore dhe Libisë, ndërsa SBU ukrianse njoftoi për sulmin dhe Vladimir Putin paralajmëroi pak më pas një kundërpërgjigje të ashpër.

“SBU goditi me mjete ajrore pa pilot një anije cisternë nafte të të ashtuquajturës “flotë në hije” ruse, QENDIL. Rusia po e përdorte këtë anije cisternë nafte për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës”, thanë nga SBU e Ukrainës.

Zyrtari i SBU-së, i cili kërkoi të mos identifikohej për mediat, tha se ishte një "operacion special i ri dhe i pashembullt" dhe se sulmi u zhvillua më shumë se 2,000 kilometra larg Ukrainës, ndërsa cisterna ishte bosh kur u godit.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, duke mos saktësuar se nga u nis sulmi dhe mbi cilat vende mund të kenë fluturuar dronët. Meqenëse cisterna ishte bosh, nuk ka kërcënim mjedisor nga operacioni, ndërsa anija ruse ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe nuk është më në gjendje për të përmbushur misionin e saj.

"Armiku duhet ta kuptojë se Ukraina nuk do të ndalet së godituri atë kudo në botë, kudo që të jetë", shtuan nga SBU.

Në të njëjtën kohë, Vladimir Putin komentoi sulmin ukrainas ndaj cisternës ruse, duke thënë se ndërsa nuk do të ndërpresë furnizimet, Moska do të përgjigjet.

Ai shtoi se Rusia përgjigjet rregullisht me sulme shumë më të fuqishme kundër Ukrainës. Së fundmi, ai paralajmëroi se çdo kërcënim për të bllokuar Kaliningradin e Rusisë "do të çojë vetëm në një përshkallëzim të paparë të konfliktit" dhe mund të çojë në një "konflikt ndërkombëtar në shkallë të gjerë".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)