Ukraina godet një anije të “flotës hije” ruse që lundronte mes Greqisë e Libisë

Ukraina pretendon se ka goditur një tjetër anije cisternë të “flotës hije” të Rusisë në Detin Mesdhe. Nuk ka një reagim nga Kremlini.

Burimi: Reuters

19.12.2025. 21:30

Ukraina godet një anije të “flotës hije” ruse që lundronte mes Greqisë e Libisë

Zyrtarë ukrainas bëjnë me dije se për herë të parë ka goditur me dronë një anijë cisternë ruse, pjesë e “flotës në hije” në Detin Mesdhe, duke shënuar në këtë mënyrë një intensifikim të sulmeve të Ukrainës ndaj industrisë ruse të naftës.

Anija  Qendil ishte pa ngarkesë kur u godit nga dronë në ujëra neutrale më shumë se 2,000 km nga Ukraina, duke pësuar dëme shumë të mëdha.

Të dhënat e MarineTraffic treguan se cisterna ndodhej pranë brigjeve të Libisë në orën 13:30.

Ukraina ka sulmuar rafineritë ruse të naftës, por e ka zgjeruar dukshëm fushatën e saj në javët e fundit, duke goditur platformat e naftës në Detin Kaspik dhe duke marrë përsipër sulmet ndaj tre anijeve cisternë në Detin e Zi.

Këto cisterna, si dhe anija me flamur të Omanit, Qendil, janë pjesë e të ashtuquajturës "flotë në hije" të Rusisë, anije që Kievi thotë se po e ndihmojnë Moskën të eksportojë sasi të mëdha nafte dhe të financojë luftën e saj në Ukrainë, pavarësisht sanksioneve perëndimore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)