“Rusia do të fitojë”, Putin mban fjalimin e fundvitit

Mesazhin me rastin e Vitit të Ri, presidenti rus, Vladimir Putin ia kishte kushtuar lufëtarëve që ndodhen në front në Ukrainë. Ai u shpreh se ka besimin se Rusia do të fitojë në këtë luftë.

Burimi: Sky News

31.12.2025. 16:12

“Rusia do të fitojë”, Putin mban fjalimin e fundvitit

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia beson se do të fitojë luftën në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë ushtarake prej gati katër vitesh. Këto deklarata ai i bëri gjatë fjalimit të tij tradicional për Vitin e Ri.

Fjalimi u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026. Në fjalën e tij, Putin u bëri thirrje qytetarëve rusë të mbështesin forcat që luftojnë në Ukrainë, duke deklaruar “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë.”

Ai uroi Vitin e Ri luftëtarëve dhe komandantëve që ndodhen në Ukrainë, duke shtuar se “Miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju.”

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në vend, ndërsa humbjet njerëzore për të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që synon t’i japë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjetorin e ardhjes në pushtet të Vladimir Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, pasi presidenti i atëhershëm Boris Jelcin dha dorëheqjen.

Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, një traditë e nisur gjatë periudhës sovjetike nga Leonid Brezhnev, mbetet një ritual i rëndësishëm festash në Rusi dhe transmetohet pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)