Tragjedia në Crans-Montana, përjashtohet sulmi, fishekzjarrët e shampanjave nisën flakët

Fishekzjarrët e vendosura në shishet e shampanjës dyshohet të jenë shkaktaret e zjarrit vdekjeprurës në lokalin e natës në Crans-Montana që iu mori jetën 40 personave dhe plagosi 40 të tjerë.

Burimi: CNN

01.01.2026. 17:53

Tragjedia në Crans-Montana, përjashtohet sulmi, fishekzjarrët e shampanjave nisën flakët

Autoritetet zvicerane kanë zbardhur shkaqet e zjarrit që përfshiu një lokal nate gjatë festës së Vitit të Ri në resortin luksoz të skive në Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas prokurorisë, ngjarja po trajtohet si një aksident dhe jo si sulm terrorist, ndërsa hetimet pritet të zgjasin.

Sipas raportimeve të CNN, dy dëshmitarë okularë deklaruan se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët e vendosur mbi shishet e shampanjës gjatë festimeve. Ata rrëfyen se kamariere mbanin shishe shampanje me fishekzjarrë të ndezur dhe i afronin pranë tavanit të lokalit.

“Kishte kamariere që mbanin shishe shampanje me fishekzjarrë mbi to dhe i çonin shumë afër tavanit, gjë që bëri që ai të merrte flakë,” ka treguar një nga dëshmitarët.

Sipas dëshmisë së tyre, sapo tavani u përfshi nga flakët, zjarri u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Dëshmitarët i thanë rrjetit francez BFMTV se në momentin e shpërthimit të zjarrit, brenda lokalit ndodheshin të paktën 200 persona. Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe ekipet mjekësore po punojnë për të identifikuar viktimat dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)