Ilary Blasi ka hapur një tjetër proces gjyqësor kundër ish-bashkëshortit të saj, Francesco Totti. Në qendër të mosmarrëveshjes së re është çështja e shembjes së tavanit të një prej dhomave në vilën në zonën Eur të Romës, të cilën gjykata ia ka caktuar moderatores televizive.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Blasi i kishte kërkuar ish-kapitenit legjendar të Romës të ndërhynte për mirëmbajtjen e banesës. Sipas një vendimi të mëparshëm të gjykatës civile, detyrimi për këto punime i takon pikërisht Tottit.
Megjithatë, ai nuk i është përgjigjur kërkesës së ish-gruas, gjë që e ka shtyrë Blasin të ndjekë sërish rrugën ligjore. Ky akt përbën pikën e tretë të përplasjes ligjore mes Tottit dhe Blasit, prej ndarjes së tyre, pas çështjes së kontestimit të pasurisë luksoze mes ish-bashkëshortëve, si edhe kallëzimit penal për braktisje të të miturit.
Për këtë të fundit, më 10 dhjetor, gjyqtari për hetimet paraprake u rezervua të vendoste për arkivimin e çështjes, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Në përplasjen e radhës, përveç Tottit, janë nën hetim edhe partnerja aktuale e tij, Noemi Bocchi, fëmijët e saj të mitur që ndodheshin në banesë, si dhe dadoja që jeton në të njëjtën godinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)