Revoltë e fermerëve në Francë, rrethojnë me traktorë Kullën Eiffel dhe Harkun e Triumfit në Paris
Traktorët e fermerëve hynë në Paris para agimit të sotëm dhe arritën në Kullën Eiffel, duke sjellë në kryeqytet mobilizimin për kërkesat e tyre, i cili ka vazhduar në javët e fundit në Francë.
Traktorët e fermerëve hynë në Paris para agimit të sotëm dhe arritën në Kullën Eiffel, duke sjellë në kryeqytet mobilizimin për kërkesat e tyre, i cili ka vazhduar në javët e fundit në Francë.
Sipas një sindikate dhe gazetarëve AFP dhe Reuters që janë në vendngjarje, ata po marshojnë nëpër Paris dhe madje kaluan përgjatë bulevardit Champs-Elysees, në drejtimin nga jugu.
Rreth njëzet fermerë kanë rrethuar Kullën Eiffel, me traktorët e tyre duke i parkuar aty pranë.
Qëllimi i sindikatës është të protestojë kryesisht kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë midis BE-së dhe vendeve të Mercosur, por edhe kundër menaxhimit nga shteti të epidemisë së encefalopatisë sfungjerore të gjedhit, e cila në fillim të dhjetorit rriti zemërimin e fermerëve në Francën jugperëndimore.
❌🚜 L’ARC DE TRIOMPHE OCCUPÉE !
Après avoir remonté les Champs-Élysées, des tracteurs occupent la place de l’Arc de Triomphe, encerclée par un dispositif policier absolument grotesque. Des renforts paysans continuent de converger à Paris.
Që nga dimri i vitit 2024, fermerët kanë bërë thirrje për thjeshtimin e procedurave administrative dhe zbutjen e standardeve, veçanërisht atyre evropiane, të cilat konsiderohen tepër shtrënguese dhe të favorshme për krijimin e konkurrencës së padrejtë.
"Ne do të shkojmë me çdo kusht për të shprehur kërkesat tona", tha për AFP të mërkurën Éloïse Nespoulou, presidente e Koordinimit Bujqësor në rajonin e Oksitanisë dhe udhëheqëse e një procesioni prej 40 traktorësh.
Fermerët francezë të premten përshkallëzuan demonstratat e tyre duke hedhur tonelata me pleh organik jashtë vilës së pushimeve të Presidentit të vendit, Emmanuel Macron, në shenjë proteste kundër një marrëveshjeje tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Amerikës së Jugut.
Fermerët në Francë protestojnë kundër mënyrës si po menaxhohen ethet e derrave që kanë çuar në eliminimin e qindr kopeve të bagëtive dhe po ashtu kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur.
Presidenti kombëtar i sindikatës, Bertrand Vandeau, kishte thënë se donte t’i sillte kërkesat e tij “në mënyrë paqësore” në parlamentin francez dhe në dy vende “simbolike” në Paris, edhe nëse gjysma e anëtarëve të tij do të arrestoheshin.
Mbrëmë, policia kishte ndaluar traktorët të hynin në zona të caktuara të ndjeshme të kryeqytetit, veçanërisht në drejtimin për në pallatin presidencial të Elizesë, pallatin Matignon, ku është selia e kryeministrit, parlamentin, ministritë e Bujqësisë dhe Tranzicionit Ekologjik, dhe madje, në rajonin e Parisit, në tregun qendror të frutave dhe perimeve të Rungis.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)