Gjatë sulmit rus me raketën balistike “Oreshnik”, me rreze të mesme veprimi mbi rajonin e Lvivit, Moska rrezikoi të vriste një ministër të Bashkimit Europian. Në afërsi të zonës ku ndodhi sulmi, po udhëtonte Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Petr Macinka.
Sipas mediave çeke, treni me të cilin udhëtonte ministri ishte rreth një orë larg qytetit të Lvivit. Kjo ishte vizita e tij e parë në Ukrainë. Gjatë takimit me krerët e shtetit në Kiev, Macinka konfirmoi vijimin e të ashtuquajturës “nismë çeke” në mbështetje të Ukrainës. Ai shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve ruse dhe theksoi se furnizimi me municione është thelbësor për mbrojtjen e vendit dhe për sigurinë e të gjithë Evropës.
Foto nga web
Sulmi rus me raketë hipersonike ndodhi fare pranë kufirit të Bashkimit Europian. Raketa goditi perëndimin e Ukrainës, rreth 80 kilometra nga kufiri me Poloninë. Pas njoftimit për sulmin me “Oreshnik”, komanda e Forcave të Armatosura polake I vendosi bazat ajrore dhe sistemet e mbrojtjes në alertë maksimale.
Russia hit Ukraine during the night with the Oreshnik missile. This is a warning to NATO as we rush up the escalation ladder. In May 2024, NATO attacked Russia's strategic nuclear early-warning radar; in June 2025, NATO attacked Russia's nuclear bombers as a key part of its… pic.twitter.com/YE7cpG4uR0
— Glenn Diesen (@Glenn_Diesen) January 9, 2026
Autoritetet në Kiev e kanë cilësuar sulmin si një krim lufte. Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Ukrainës publikuan në Telegram pamje të fragmenteve të raketës së përdorur në sulmin ndaj rajonit të Lvivit. Sipas informacioneve paraprake, pjesët e gjetura i përkasin armës raketore “Oreshnik”. Mes fragmenteve janë identifikuar blloku i stabilizimit dhe i drejtimit – i konsideruar si “truri” i raketës – pjesë të motorit, fragmente të mekanizmit të orientimit dhe gryka e platformës së bllokut ndarës.
“Përdorimi i këtyre armëve kundër infrastrukturës civile të Ukrainës përbën një krim lufte nga ana e Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e Shërbimit të Sigurisë ukrainase.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)