Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 8 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pas përmbytjeve të rënda që paralizuan Durrësin dhe lanë qindra familje në vështirësi, qytetarë të revoltuar dolën në protestë para Bashkisë për të dytën ditë radhazi.
Qytetarë të shumtë kanë protestuar edhe këtë të premte, për të dytën ditë radhazi, para Bashkisë së Durrësit, të revoltuar pas përmbytjeve të rënda që goditën qytetin dhe lanë qindra banesa nën ujë, si dhe i morën jetën një personi. Protesta u shoqërua me akuza të ndaj institucioneve vendore dhe qendrore për mungesë investimesh, neglizhencë dhe korrupsion.
Banorët kanë ngritur akuza ndaj kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, duke thënë se administrata bashkiake nuk ka kryer asnjë pastrim të pusetave dhe kanaleve kulluese, ndërsa sipas tyre, zyrtarët shfaqen vetëm për “show” mediatik. Protestuesit pretendojnë se miliona euro të mbledhura nga taksat nuk janë investuar në infrastrukturë, duke e lënë qytetin të pambrojtur përballë reshjeve intensive.
Gjatë protestës, qytetarët kanë deklaruar se shumë banorë janë intimiduar dhe shantazhuar për të mos marrë pjesë, sipas tyre me kërcënimin se nuk do të përfitojnë dëmshpërblim për dëmet nga përmbytjet. “U sos durimi”, u shprehën disa prej protestuesve, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe duke kërkuar përgjegjësi institucionale.
Tensionet u rritën edhe më tej kur protestuesit raportuan se policia ka shoqëruar në komisariat të paktën një qytetar pas hedhjes së kapsollave.
Protestuesit theksuan se ende nuk janë dëmshpërblyer as për përmbytjet e mëparshme dhe paralajmëruan se protesta nuk do të ndalet derisa të ketë drejtësi, përgjegjësi dhe largim të zyrtarëve që ata i konsiderojnë përgjegjës për situatën e krijuar në Durrës.
Dy agjentët federalë të përfshirë në të shtënat që vranë infermierin Alex Pretti janë pezulluar.
22:43 1 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë politikane 33-vjeçare zvicerane, e cila shkaktoi trazira në vitin 2024, kur përdori një imazh të Virgjëreshës Mari si shënjestër për t’u ushtruar në qitje me një pistoletë.
22:27 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Papa Leoni XIV paralajmëron se marrëdhëniet me chatbotë AI mund të dëmtojnë lidhjet njerëzore, intimitetin dhe shoqërinë, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vërtetë njerëzor.
22:16 54 min më parë28.01.2026.
Autori
Tre persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një pyll në Itali. Ngjarja është ende e paqartë për hetuesit.
21:59 37 min më parë28.01.2026.
AutoriAvioni i transportit ushtarak transportoi personel sigurie për të përforcuar masat e marra nga Italia në Lojërat Olimpike Dimërore.
20:42 39 min më parë28.01.2026.
Autori
Kancelari Merz deklaroi se regjimi iranian i ka ditët e numëruar dhe këtë gjë e përforcon numri i civilëve të vrarë nga rojet revolucionare gjatë protestave.
20:01 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Mes tensionit në marrëdhëniet me SHBA-në, Anglia po i kthen sytë nga Kina. Kryeministri Keir Starmer mbërriti në Pekin për një vizitë tre ditore, hera e parë kjo që një kryeministër britanik shkel në tokën kineze që nga viti 2018.
18:27 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Autoritetet në Rusi nisën hetimet ndaj një burri në Voronezh që rrezikoi jetën e djalit të tij të mitur duke e zbritur me litar nga dritarja e katit të shtatë.
17:28 3 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë foto e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, e realizuar gjatë samitit të vitit të kaluar në Alaska, është varur tanimë në hollin e Shtëpisë së Bardhë.
16:19 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)