Moti i keq me reshje bore dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme të mëdha në Gjermaninë perëndimore.
Qindra fluturime u shtynë në aeroportin e Frankfurtit për shkak të ngricës në pistë, teksa shkollat u mbyllën në disa lande.
Shërbimi Meteorologjik Gjerman paralajmëroi qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar pasi
stuhia “Gunda” solli shi që ngriu me sipërfaqet e ftohta të tokës, duke krijuar atë që meteorologët e përshkruan si emergjencë akulli.
Disa autostrada në North Rhine-Ëestphalia, Rhineland-Palatinate dhe Hessen përjetuan probleme të theksuara, kjo edhe për shkak të aksidenteve të shumta që pezulluan lëvizjen.
Aeroporti i Frankfurtit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, anuloi 102 nga 1.052 fluturimet e planifikuara dhe paralajmëroi se numri i tyre mund të rritet në ditët në vijim.
Pasagjerëve u është kërkuar të verifikojnë statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport dhe të shkojnë disa orë më herët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)