Policia në Itali goditi një organizatë të strukturuar kriminale, e njohur si “banda e 38-ës”. Emri lidhet me numrin e pjesëtarëve dhe ata janë të dyshuar për vjedhje në banesa e biznese, mashtrime dhe riciklim mallrash të vjedhura. Sipas hetimeve, grupi kishte realizuar 100 vjedhje në harkun e një viti.
Bëhet fjalë për periudhën nga qershori 2023, deri në tetor 2024. Hajdutët vepronin në të pesta provincat e Kampania-s, si edhe në provincat e Frosinone-s dhe Romë-s. Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe “padroni” i organizatës, i konsideruar si drejtuesi kryesor i aktivitetit kriminal.
Foto: Policia e Napolit
Hetimet nisën pas vjedhjes së një banese dhe zbuluan ekzistencën e shtatë grupeve kriminale, kryesisht me bazë familjare. Sipas Karabinierëve, bëhej fjalë për banda që vepronin me metoda të sofistikuara, që shpesh përdoronin edhe fantazinë. Autorët përdornin çelësa universalë dhe të modifikuar, me të cilët hapnin thuajse çdo lloj dere.
Gjatë vjedhjeve, ata mbështeteshin nga dy apo tre vrojtues të vendosur jashtë banesave, të cilët kishin për detyrë të sinjalizonin rrezikun. Në disa raste, kasafortat hiqeshin nga muret me mjete prerëse dhe transportoheshin për tu hapur jashtë apartamenteve.
Foto: Policia e Napolit
Përveç vjedhjeve në banesa, banda ishte e specializuar edhe në mashtrimin e të moshuarve. Duke përfituar nga gjendja e tyre e pafavorshme, ata i përvetësonin paratë dhe sendet me vlerë përmes mashtrimeve dhe preteksteve të ndryshme. Madje, në disa raste, anëtarët e bandës maskoheshin si shpërndarës të ushqimit në shtëpi për kompani të njohura.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
Policia në Virxhinian Perëndimore ka arrestuar një punonjëse biblioteke, e cila përmes një videoje në TikTok i bëri thirrje popullit amerikan që të vrasë Presidentin Donald Trump.
Komente (0)