9 foshnje ndërruan jetë në një muaj, arrestohen mjekët në Rusi

Dy mjekë janë arrestuar në Rusi për shkak të vdekjes së 9 foshnjeve prej fillimit të janarit. Ngjarja nuk është zbardhur ende.

Burimi: BBC

14.01.2026. 16:41

9 foshnje ndërruan jetë në një muaj, arrestohen mjekët në Rusi

Dy mjekë u arrestuan së fudmi në Rusi pas vdekjes së nëntë foshnjave në një maternitet në Siberi gjatë këtij muaji.

Të porsalindurit ndërruan jetë gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Novokuznetsk, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që ka shkaktuar zemërim në të gjithë vendin.

Të gjitha foshnjat lindën në Maternitetin Nr. 1 të spitalit në Novokuznetsk nga 1 deri më 12 janar.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues të Rusisë, Svetlana Petrenko raportoi për mediat se vdekja e parë ndodhi në 4 janar. Ajo deklaroi se mjekët u arrestuan për neglizhencës, teksa nuk dha detaje më shumë.

Nëntë ekzaminime post-mortem janë duke u kryer.

Agjencia e lajmeve Interfax tha se Ministria e Shëndetësisë e Rajonit të Kemerovës, e cila po hetonte gjithashtu rastin, tha se foshnjat kishin pasur një infeksion të rëndë intrauterin.

Spitali ka njoftuar se nuk pranon më pacientë për shkak të një shkalle më të lartë se zakonisht të infeksioneve të frymëmarrjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)