Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 5 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Organet kundër korrupsionit në Ukrainë ngritën akuza ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko për një skemë të organizuar blerjeje votash në parlament për ligje të caktuara.
Organet kundër korrupsionit në Ukrainë kanë ngritur akuza të rënda ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko, e dyshuar për drejtimin e një skeme të organizuar për blerjen e votave brenda parlamentit.
NABU, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit nuk përmendi emrin e saj drejtpërdrejt, por burime të agjencisë Reuters konfirmuan se hetimi lidhet me Timoshenkon. Sipas autoriteteve, deputetët merrnin pagesa paraprake për të votuar ligje të caktuara ose për të mos votuar fare, si pjesë e një sistemi të strukturuar mirë.
Ish-liderja e “Revolucionit Portokalli”, e cila ka shërbyer dy herë si kryeministre, mohoi akuzat përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se do të pastrojë emrin e saj në gjykatë, pa dhënë detaje të tjera mbi hetimin.
Hetimi është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë së Kievit për të luftuar korrupsionin dhe për të përmbushur kushtet e Bashkimit Europian. Muajt e fundit, skandale të ngjashme kanë përfshirë edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Julia Timoshenko mbetet një nga figurat më të njohura politike të Ukrainës, edhe pse ndikimi i saj ka rënë gjatë viteve të fundit.
Mes tensionit në marrëdhëniet me SHBA-në, Anglia po i kthen sytë nga Kina. Kryeministri Keir Starmer mbërriti në Pekin për një vizitë tre ditore, hera e parë kjo që një kryeministër britanik shkel në tokën kineze që nga viti 2018.
18:27 5 min më parë28.01.2026.
Autori
Autoritetet në Rusi nisën hetimet ndaj një burri në Voronezh që rrezikoi jetën e djalit të tij të mitur duke e zbritur me litar nga dritarja e katit të shtatë.
17:28 1 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë foto e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, e realizuar gjatë samitit të vitit të kaluar në Alaska, është varur tanimë në hollin e Shtëpisë së Bardhë.
16:19 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Rreth 30 oficerë policie me rroba civile mbërritën në selinë e Deutsche Bank në Frankfurt të mërkurën në mëngjes dhe hynë brenda duke bastisur zyrat nën dyshimin për pastrim parash.
15:57 2 h më parë28.01.2026.
AutoriKryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fluturuar me helikopter mbi qytetin e Niscemi, një komunitet prej 27 mijë banorësh, të cilin prej së dielës po "e përpin" dheu, pasi kodra mbi të cilkn është ndërtuar ka rrëshkitur e gjitha pas çarjes që shkëmbi pësoi pas ciklonit Harry.
15:37 2 h më parë28.01.2026.
AutoriStuhia Kristin solli shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 150 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve, përmbytje dhe rrëshqitje toke në Portugali dhe Spanjë. Po ashtu tre viktima u regjistruan si pasojë e motit të keq në dy shtetet e gadishullit Iberik.
15:18 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një dron rus goditi një tren me civilë në verilindje të Ukrainës, në një sulm që presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi si “akt të pastër terrorizmi”.
14:47 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Prej mungesës së provave ajo u shpall e pafajshme për akuzat lidhur me manipulim të tregut financiar dhe shkelje të ligjeve për financimin e politikës.
13:42 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)