Zjarr në një spital në Milano, evakuohen pacientët

Përfshihet nga flakët një spital në Milano. Nuk dihen shkaqet. Pacientët u evakuuan në kohë.

Burimi: Tgcom

15.01.2026. 16:25

Zjarr në një spital në Milano, evakuohen pacientët

Një zjarr i papritur shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Pavijonin 16 të Spitalit Sacco në Milano, duke shkaktuar alarm dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit.

Sipas mediave italiane, flakët nisën rreth orës 10:00 dhe brenda pak minutash përfshinë një pjesë të Arkivit Diagnostikues, si edhe disa ambiente përreth, përfshirë dhomat e zhveshjes dhe klinika ambulatore ku po kryheshin ekzaminime mjekësore.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, dhjetëra pacientë dhe punonjës shëndetësorë ndodheshin në pavijon. Falë reagimit të menjëhershëm të stafit të spitalit dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmangën pasojat më të rënda. Autoritetet konfirmuan se nuk ka persona të lënduar apo të helmuar nga tymi.

Të gjithë pacientët u evakuuan me siguri, ndërsa rreth 30 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje me katër automjete për të shuar flakët dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Pas shuarjes së zjarrit, ekipet e emergjencës vijuan me operacionet e pastrimit dhe verifikimit të sigurisë së ambienteve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)