"Larg duart nga Groenlanda", protesta masive në Danimarkë kundër planeve të Trump për ishullin Arktik
Protesta masive po zhvillohen ditën e sotme në të gjithë Danimarkën dhe në Nuuk të Groenlandës, për të shprehur kundërshtinë ndaj planeve të Donald Trump për të vendosur ishullin më të madh të Arktikut nën kontrollin e SHBA-ve.
Mijëra njerëz janë mbledhur në rrugët e qyteteve në Danimarkë dhe Groenlandë, duke protestuar kundër planeve të Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit më të madh në Arktik.
Që nga mëngjesi, marshime dhe tubime masive kanë ndodhur kundër planeve të SHBA-ve, që danezët dhe banorët e Groenlandës i konsiderojnë të paligjshme.
Siç raportojnë mediat daneze protestuesit brohoritën "Jankees shkoni në shtëpi!" dhe emrin e Groenlandës në gjuhën vendase "Kalaallit Nunaat!", duke dërguar një mesazh të unifikuar respekti për demokracinë e Groenlandës dhe të drejtat themelore të njeriut.
Në Kopenhagen, tubimi ishte planifikuar për në orën 12:00 të mesditës, me demonstratën që u zhvendos drejt ambasadës amerikane. Tubime paralele ishin planifikuar në qytetet daneze Aarhus, Aalborg dhe Odense.
Ndërkohë në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës protestuesit do të marshojnë drejt konsullatës amerikane. Të paktën 900 persona kanë shprehur qëllimin e tyre për të marrë pjesë nëpërmjet Facebook-ut në një zonë me një popullsi totale prej rreth 57,000 banorësh.
Tensionet kanë qenë të larta në dy muajt e fundit, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur dëshirën e tij që SHBA-të të marrin kontrollin e ishullit. Dje, lideri i “Shtëpisë së Bardhë” paralajmëroi se mund të vendosë tarifa për vendet që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën, e cila është një territor gjysmë-autonom nën Mbretërinë e Danimarkës.
Në të njëjtën kohë, banorët duket se nuk pajtohen me planet e Uashingtonit, pasi një sondazh i ri tregon se 85% e banorëve të Groenlandës nuk duan që ishulli Arktik të jetë pjesë e SHBA-së.
Protestat vijnë në një kohë kur një delegacion dypartiak i kongresmenëve ndodhet në Kopenhagen për një vizitë dy-ditore për të shprehur mbështetje për Danimarkën dhe Groenlandën. Delegacioni thotë se populli amerikan nuk i ndan ambiciet territoriale të presidentit amerikan.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Groenlandën përmes një misioni ushtarak zbulimi që përfshin zyrtarë nga disa vende, që ka mbërritur në ishull dhe po patrullon ujërat përreth.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)