Autoritetet spanjolle po vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit të rëndë hekurudhor në fundjavë, ku 40 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave.
Gjatë inspektimeve, ekspertët kanë gjetur një shinë të thyer pranë vendit të aksidentit në Andamus, që mendohet se mund të ketë shkaktuar tragjedinë më të rëndë hekurudhore në vend, në vitet e fundit.
Aksidenti ndodhi kur një tren i kompanisë Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit me rreth 300 pasagjerë në bord, doli nga shinat dhe kaloi mbi binarët e linjës ngjitur, duke shkaktuar edhe daljen nga shinat të një treni tjetër që po udhëtonte nga Madridi drejt Huelvës.
Qeveria rajonale e Andaluzisë ka aktivizuar protokollin e emergjencës dhe trafiku i trenave me shpejtësi të lartë mes Madridit dhe Andaluzisë është pezulluar.
Në lidhje me këtë aksident të rëndë autoritetet kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)