Cikloni “Harry” godet Italinë, mbyllen shkollat në jug

Një stuhi e fuqishme ka goditur jugun e Italisë, duke detyruar autoritetet të pezullojnë procesin mësimor në qindra shkolla.

Burimi: Tgcom

20.01.2026. 09:23

Cikloni “Harry” godet Italinë, mbyllen shkollat në jug

Cikloni “Harry” ka goditur në orët e fundit pjesën jugore të Italisë, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë në në Sardenjë, Kalabri dhe Siçili.

Për këtë arsye autoritetet lokale në disa zona kanë pezulluar procesin mësimor, teksa qytetarëve iu kërkohet që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Sipas Mbrojtjes Civile, e cila është vendosur në gatishmëri në 200 bashki, në vetëm pak orën, në këto rajone të jugut kanë rënë mbi 100 milimetra shi.

Ngarkesa e punës së zjarrfikësve për shkak të stuhisë ishte e jashtëzakonshme. 1,272 persona dhe 423 automjete u angazhuan për të adresuar dëmet e shkaktuara nga shiu dhe era në rajonet jugore.

Ndërhyrjet përfshinin kryesisht pemë të rrëzuara dhe struktura të pasigurta, përmbytje, dhe rrëshqitje dheu, me 110 operacione shpëtimi në Siçili, 70 në Sardenjë dhe 40 në Kalabri.

Ndërkohë, parashikimi i motit nuk sjell lajme të mira. Situata nuk do të përmirësohet në orët e ardhshme dhe pritet që reshjet e shiut dhe erërat e forta do të vazhdojnë, të paktën deri të mërkurën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)