Ndoqi me sharrë elektrike policin, 10 vite burg shqiptarit në Skoci, fyen edhe gjykatësin

Një gjykatë në Skoci ka dënuar me 10 vite burg një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej për tentativë vrasje, pasi kishte ndjekur me një sharrë elektrike për ta goditur një oficer policie.

Burimi: Sky News

20.01.2026. 15:00

Ndoqi me sharrë elektrike policin, 10 vite burg shqiptarit në Skoci, fyen edhe gjykatësin

Një gjykatë në Skoci ka dënuar me 10 vite burg një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej për tentativë vrasje, pasi kishte ndjekur me një sharrë elektrike për ta goditur një oficer policie.

Liridon Kastrati u shpall fajtor në nëntor për tentativën e vrasjes së policit Gary Cowan pas një gjyqi në Gjykatën e Lartë në Paisley.

Sulmi ndodhi në mes të ditës, më 6 maj 2024 në qytetin Renfrewshire pasi një makinë Volkswagen që drejtohej nga Kastrati, u përplas me një automjet policie. Polici Cowan i tha gjykatës se fillimisht iu afrua Kastratit me qëllim arrestimin e tij, por iu desh të largohej duke vrapuar për të shpëtuar veten pasi 32-vjeçari u kthye në makinë, mori një sharrë elektrike, e ndezi dhe filloi të vraponte pas tij duke bërtitur: ‘Në djall të shkojë policia’.

"Ai po më ndiqte me sharrë elektrike, duke e mbajtur lart sharrën dhe duke vrapuar pas meje. Mendova se nëse nuk krijoj distancë, do të më vrasë”, tha oficeri më tej në gjyq duke shtuar madje se ishte tmerruar dhe besonte që Kastrati "do të më priste krahët dhe kokën".

Foto: Policia Britanike

Në seancën që u mbajt në Gjykatën e Lartë në Glasgow të martën, gjyqtari William Gallacher tha se duke shqyrtuar shumë raste dhune gjatë viteve në gjykatat në të gjithë Skocinë, “nuk kam hasur kurrë përdorimin e një sharre elektrike si armë”.

"Shumë mund të kenë menduar se kjo ishte vetëm material për filmat horror. Ishte e qartë se ju ishit në ndjekje të zjarrtë, duke mbajtur në dorë një armë vdekjeprurëse, me pak respekt të dukshëm për asgjë ose askënd tjetër përveç PC Cowan. Nëse polici nuk do të kishte qenë në gjendje të vraponte mjaftueshëm shpejt, ose nëse do të ishte penguar dhe rrëzuar, skena mund të kishte qenë një masakër. Veprimet tuaja ishin kaq të shëmtuara dhe kaq të dhunshme saqë dënimi duhet të jetë i konsiderueshëm”, shtoi ai duke ju drejtuar Kastratit.

Sakaq, avokati John Scullion KC pretendoi se klienti i tij e kishte sharrën elektrike në makinë për një punë kopshtarie. Scullion tha se Kastrati, i cili vuan nga stresi, reagoi "spontanisht dhe impulsivisht në një mënyrë të paarsyeshme" pas përplasjes me makinën e policisë, sepse ishte në panik për statusin e tij si emigrant.

Ndërkohë, pasi ju komunikua dënimi me 10 vite burg, Kastrati filloi të godiste bankën e të akuzuarve dhe fyeu gjyqtarin. Ndërsa po largohej nga rojet, ai bërtiti në shqip përpara se t’i thoshte Gallacher në gjuhën angleze: "Je një terrorist i mallkuar".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)