Stuhia historike e dëborës në Kamchatka, imazhet dramatike me dron

Në internet e kanë cilësuar si “Ferrin e akullt”. Ndërkohë, banorët dhe vëzhguesit e përshkruajnë si një fenomen të paprecedentë.

20.01.2026. 17:40

Stuhia historike e dëborës në Kamchatka, imazhet dramatike me dron

Një stuhi e jashtëzakonshme ka paralizuar qytetin rus të Kamchatka-s, duke e mbuluar pothuajse tërësisht nën shtresa të dendura dëbore. Edhe pse fillimisht u raportua se lartësia e dëborës arrinte nga 6 deri në 8 metra, në disa zona të qytetit imazhet janë dramatike.

Pamjet me dron, të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugë apo automjete të mbuluara, por mbi të gjitha edhe pallate që janë zhytur në bore. Nga video e shpërndarë nga përdoruesi “fatos_desconhecidosdompedrito”, një përdorues e ka cilësuar si “Ferrin e akullt”. Ndërkohë, banorët dhe vëzhguesit e përshkruajnë si një fenomen të paprecedentë.

“Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka të tillë. Kjo është vërtet një nivel tjetër”, shkruajnë dëshmitarë në internet, duke theksuar përmasat e jashtëzakonshme të reshjeve. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar vështirësi në qarkullim dhe shërbime, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe garantimin e sigurisë së banorëve pas reshjeve rekord që e kanë kthyer Kamçatka-n në epiqendrën e vëmendjes ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)