Norvegjia përgatitet për luftë, ushtria paralajmëron se mund të konfiskojë banesat e qytetarëve

Sipas forcave të armatosura të vendit nordik, gjatë vitit 2026 pritet të dërgohen rreth 13,500 njoftime. Çdo kërkesë e dorëzuar është e vlefshme për një vit.

20.01.2026. 18:04

Norvegjia përgatitet për luftë, ushtria paralajmëron se mund të konfiskojë banesat e qytetarëve

Mijëra qytetarë në Norvegji kanë marrë letra zyrtare nga ushtria, ku njoftohen se banesat e tyre mund të konfiskohen në rast të një konflikti të armatosur. Lajmi vjen në një moment tensioni të shtuar ndërkombëtar, ndërsa autoritetet theksonin se situata nuk ka efekt të menjëhershëm për pronarët.

Sipas forcave të armatosura norvegjeze, gjatë vitit 2026 pritet të dërgohen rreth 13,500 njoftime për konfiskime banesash. “Synohet që në një situatë lufte, forcat e armatosura të kenë akses në burimet e nevojshme për mbrojtjen e vendit”, thuhej në deklaratën zyrtare të ushtrisë. Në rast nevoje, mund të konfiskohen jo vetëm banesat, por edhe automjetet, anijet dhe makineritë.

Autoritetet sqaruan se letrat nuk kanë ndikim praktik të menjëhershëm dhe shërbejnë vetëm si njoftim paraprak për qytetarët. Aty theksohej se ushtria ka të drejtë të marrë në përdorim pronat e qytetarëve në rast lufte. Çdo kërkesë e dorëzuar është e vlefshme për një vit, ndërsa rreth 2/3 e njoftimeve të vitit 2026 janë rinovime të kërkesave të mëparshme.

Zhvillimi vjen në kulmin e tensioneve lidhur me Groenlandën, ku presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të nisë një përplasje tregtare me Europën, pasi tetë vende kanë dërguar trupa ushtarake në ishullin arktik. Në një përgjigje ndaj kërkesës për dialog nga Norvegjia, kryeministri Jonas Gahr Støre ka marrë një mesazh nga Trump, i cili ka deklaruar se “nuk do të mendojë vetëm për paqen”, pasi nuk iu dha Çmimi Nobel për Paqen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)