Rrezikut të luftës i shtohen edhe ofendimet, eurodeputeti ekstremist sulmon ashpër Trump

Anders Vistisen i drejtohet presidentit amerikan me gjuhë vulgare dhe të papërshtatshme, iu tërhoq vërejtje nga zv.presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Stefanuta.

20.01.2026. 18:31

Rrezikut të luftës i shtohen edhe ofendimet, eurodeputeti ekstremist sulmon ashpër Trump

Eurodeputeti danez Anders Vistisen ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike europiane, pasi i është drejtuar presidentit amerikan Donald Trump me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër. Në fjalët e tij, nuk munguan as ofendimet.

“Ta them me fjalë që ndoshta i kuptoni: Zoti President, ik p…”, deklaroi Vistisen, duke përdorur një gjuhë të paprecedentë për një përfaqësues institucional të Bashkimit Europian. Politikani danez, i cili është anëtar i grupit politik të ekstremit të djathtë, “Patriotët e Europës”, u ndërpre nga zv.presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Stefanuta. Sipas këtij të fundit, pavarësisht emocioneve apo bindjeve politike, një gjuhë e tillë ofenduese është e papranueshme.

Kjo nuk është hera e parë që eurodeputeti Vistisen përdor këtë retorikë ndaj presidentit amerikan. Në janar të vitit 2025, ai kishte artikuluar të njëjtat shprehje, në kohën kur Trump po fliste hapur për mundësinë e shndërrimit të Groenlandës në territor të Shteteve të Bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)