Eksod masiv nga Kievi, 600 mijë persona janë larguar nga qyteti brenda 10 ditëve

Kryebashkiaku Vitali Klitschko foli për situatën alarmante ku mungon energjia elektrike dhe ngrohja, teksa termometri regjistroi deri në -20°C.

20.01.2026. 19:29

Eksod masiv nga Kievi, 600 mijë persona janë larguar nga qyteti brenda 10 ditëve

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi për mediat se mbi gjysmë milioni njerëz kanë braktisur kryeqytetin ukrainas gjatë 10 ditëve të fundit. Ai kishte bërë thirrje që banorët të largoheshin përkohësisht pas sulmeve ruse të fillimit të janarit ndaj impianteve të rëndësishme energjetike.

Gjatë një interviste, Klitschko tha se rreth 600 mijë persona iu përgjigjën thirrjes së tij të 9 janarit, pas një serie sulmesh me dronë dhe raketa. Ato shkaktuan ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, ujë dhe ngrohje në disa zona të qytetit, ku temperaturat ranë deri në -20°C.

Kjo ka bërë që situata në kryeqytetin ukrainas të jetë dramatike. Edhe ndihmat e shoqatave humanitare, të cilat shërbejnë vakte ushqimore apo pije të ngrohta mes të ftohtit të acartë, e kanë të pamundur që të rikthejnë banorët e Kievit në normalitet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)