Donte ta bindte nënën se ishte i sëmurë, 9-vjeçari fut termometrin në furrë dhe shkakton shpërthim

Një djalë 9-vjeç nga Schwandorf, Gjermani, shkaktoi një shpërthim në shtëpi pasi vendosi një termometër në furrë, duke dashur të bindë nënën se ishte i sëmurë.

Burimi: Der Spiegel

20.01.2026. 20:34

Donte ta bindte nënën se ishte i sëmurë, 9-vjeçari fut termometrin në furrë dhe shkakton shpërthim

Një fëmijë vetëm 9 vjeç nga qyteti gjerman Schwandorf shkaktoi një shpërthim në shtëpi pasi vendosi një termometër në furrë, për të bindur nënën se ishte i sëmurë.

Sipas policisë, furra ishte e ndezur në rreth 200 gradë celsius dhe termometri shpërtheu shpejt, duke shkaktuar dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia u përgjigjën menjëherë. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Për shkak të pranisë së merkurit në termomet, furra nuk mund të përdoret më për gatim dhe duhet zëvendësuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)