Një zbulim bombastik nga burime pranë Shtëpisë së Bardhë, por ende i pakonfirmuar zyrtarisht, ka shtyrë edhe më tepër debatin ndërkombëtar rreth Groenlandës. Sipas lajmeve që raportohen, Shtetet e Bashkuara po finalizojnë një ofertë marramendëse prej 700 miliardë dollarësh për të blerë ishullin arktik nga Danimarka.
Shifra është e jashtëzakonshme, por mbetet ende për tu kuptuar nëse oferta po përpilohet vërtetë dhe nëse ajo do të vendoset në tryezën e bisedimeve. Ajo që dihet deri më tani është se nëse negociatat shkojnë ashtu si shpresojnë në Uashington, blerja e Groenlandës do ti kushtonte amerikanëve në fakt 706 miliardë dollarë.
Kjo bazuar në deklaratat e mëparshme të presidentit Donald Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se është i gatshëm ti paguajë 100 mijë dollarë secilit prej 57 mijë banorëve të Groenlandës, vetëm që ata të pranojnë të largohen nga ishulli.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)