Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, 1 i vdekur dhe 40 të plagosur

Një tjetër aksident hekurudhor u regjistrua në Spanjë, dy ditë pas tragjedisë së përplasjes së dy trenave ku humbën jetën të paktën 40 persona.

Burimi: Tgcom

21.01.2026. 07:22

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, 1 i vdekur dhe 40 të plagosur

Dy ditë pas tragjedisë hekurudhore në Andaluzi të Spanjës, një tjetër tren doli nga shinat pranë Gelidës në Katalonjë, duke i marrë jetën një personi dhe plagosur të paktën 37 të tjerë, pesë prej të cilëve rëndë.

Një mur mbajtës u shemb ndërsa një tren kalonte, duke e goditur atë, për ta nxjerrë atë nga shinat.

Spekulimet fillestare sugjerojnë se shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Katalonjën ditët e fundit janë përgjegjës për shembjen e murit mbajtës.

Autoritetet spanjolle po vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit të rëndë hekurudhor në fundjavë, ku 40 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Gjatë inspektimeve, ekspertët kanë gjetur një shinë të thyer pranë vendit të aksidentit në Andamus, që mendohet se mund të ketë shkaktuar tragjedinë më të rëndë hekurudhore në vend, në vitet e fundit.

Aksidenti ndodhi kur një tren i kompanisë Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit me rreth 300 pasagjerë në bord, doli nga shinat dhe kaloi mbi binarët e linjës ngjitur, duke shkaktuar edhe daljen nga shinat të një treni tjetër që po udhëtonte nga Madridi drejt Huelvës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)