Një qendër tregtare në qytetin rus të Novosibirskut është përfshirë nga një incident i rëndë gjatë dimrit të ashpër që ka pushtuar disa zona të vendit. Çatia e godinës u shemb nën peshën e madhe të dëborës.
Në ndërtesë funksiononin një supermarket ushqimor, një restorant sushi, një dyqan pijesh alkoolike dhe disa njësi të tjera tregtare. Si pasojë e shembjes, disa persona mbetën të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për operacionet e shpëtimit.
Sipas raportimeve, pronari i qendrës tregtare Sergey Turkov, rezulton të jetë përfitues i kontratave qeveritare. Fillimisht ai mohoi se ishte pronar i godinës, por më vonë deklaroi se nuk mund të fliste për mediat, me justifikimin se ishte i angazhuar në “ofrimin e ndihmës”.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë së ndërtimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)