Princi Harry sulmon tabloidët: Keni shkatërruar jetën e Meghan

Anëtari i parë i familjes mbretërore që shkon në gjykata pas më tepër se një shekulli, para tre viteve fitoi çështjen kundër “Mirror”.

22.01.2026. 08:15

Princi Harry sulmon tabloidët: Keni shkatërruar jetën e Meghan

Princi Harry ka shpërthyer edhe një herë kundër tabloidëve britanikë gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Lartë të Londrës. Në betejën ligjore kundër grupit botues Associated Neëspapers Limited, që zotëron të përditshmen britanike “Daily Mail”. I prekur emocionalisht dhe gati në lot, Duka i Sussex akuzoi mediat se kanë “ndjekur dhe persekutuar” prej vitesh familjen e tij.

Harry akuzoi se situata e ka kthyer jetën e bashkëshortes së tij Meghan në “një ferr të vërtetë”. Ai denoncoi përdorimin e metodave të paligjshme, nga përgjimet telefonike, te çimkat dhe për të vijuar me dedektivë privatë. Kjo që ka ndodhur është cilësuar një fushatë e vazhdueshme ngacmimi mediatik, e përbërë nga artikuj që shkelin privatësinë, sulme të ashpra  dhe hera-herës shkrime me përmbajtje raciste.

Sipas tij, kjo nuk është thjesht një betejë personale, por një luftë me interes publik për mbrojtjen e të drejtës së jetës private, në emër të qytetarëve të zakonshëm. Harry theksoi se “mijëra njerëz janë viktima të lakmisë” së tabloidëve për të marrë informacion me çdo kusht. “Është e neveritshme të mendosh se një figurë publike nuk ka të drejtë për një jetë private”, theksoi princi.

Gjatë dëshmisë, Harry rikujtoi edhe vdekjen e nënës së tij, princeshës Diana, në vitin 1997, duke nënvizuar marrëdhënien e vështirë me shtypin që nga ajo kohë. Ai theksoi rolin e mediave që ushtronin presion të vazhdueshëm ndaj saj para aksidentit fatal në Paris. Kjo është hera e dytë që princi Harry dëshmon në gjykatë: tre vite më parë ai fitoi një çështje kundër grupit “Mirror”, duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore që dëshmonte në sallën e gjyqit pas më shumë se një shekulli.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)