Shkatërrim pas ciklonit në Siçili: Plazhe të zhdukura, varka në rrugë dhe ndërtesa të dëmtuara
Stuhia u shoqërua me erë deri në 150 km/h dhe dallgë që arritën thuajse në 10 metër lartësi, duke shkatërruar infrastrukturën detare dhe zonat turistike.
Cikloni “Harry”, që goditi Siçilinë për tre ditë me radhë, shkaktoi dëme të rënda përgjatë zonave bregdetare të Katanias dhe Mesinës. Stuhia, e cila u shoqërua me erë deri në 150 km/h dhe valë që arritën pothuajse në 10 metër lartësi, shkatërroi infrastrukturën detare dhe zonat turistike.
Sipas vlerësimeve të para, dëmet materiale kapërcejnë shifrën e gjysmë miliardë eurove. Fatmirësisht, më ishullin e mirënjohur italian nuk u regjistrua asnjë viktimë. Kjo edhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të Mbrojtjes Civile. Gjithsesi, pasojat ekonomike dhe mjedisore janë shumë të rënda.
Foto nga web
Sapo kushtet e motit u përmirësuan, banorët në qytetin Mashali nisën menjëherë punën për pastrim. Pamjet pas kalimit të ciklonit ishin dramatike: Rrugë të shkatërruara, plazhe tërësisht të fshira nga harta, varka të “parkuara” në brendësi të tokës, si dhe segmente të tëra të shëtitoreve bregdetare të cilat ishin përpirë nga deti.
Autoritetet lokale dhe rajonale po kryejnë inspektime për të vlerësuar shkallën e plotë të dëmeve. Për të përshpejtuar ndihmën për zonat e prekura dhe për të bërë të mundur nisjen e shpejtë të rindërtimit, në këto zona është shpallur gjendje gatishmërie.
❗️Immagini aeree di Local Team degli ingenti danni tra Riposto e Mascali, nel Catanese, a causa delle violente mareggiate e delle forti raffiche di vento delle ultime 48 ore. pic.twitter.com/aGd629iLV9
— Italia 24H Live 🔴 – Notizie dall'Italia (@Italia24HLive) January 21, 2026
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)