Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Kremlin, priten nga Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim në Kremlin me të dërguarin special të presidentit amerikan, Steve Witkoff, dhe biznesmenin Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump.

Burimi: TASS

22.01.2026. 23:12

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Kremlin, priten nga Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim në Kremlin me të dërguarin special të presidentit amerikan, Steve Witkoff, dhe biznesmenin Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump. Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, i cili konfirmoi se bisedimet kanë nisur zyrtarisht dhe janë përqendruar kryesisht në çështjen e krizës në Ukrainë.

Sipas njoftimit, palët kanë diskutuar gjithashtu për disa tema të tjera sensitive, përfshirë mundësinë e përfshirjes së Rusisë në Bordin e Paqes, si dhe fatin e disa aseteve ruse të ngrira në Shtetet e Bashkuara gjatë administratës së mëparshme amerikane. Këto informacione janë raportuar nga agjencia shtetërore ruse TASS.

Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i Fondit Rus për Investime Direkte, Kiril Dmitriev, si dhe ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov, sipas RIA Novosti. Ushakov pritet të informojë gazetarët për rezultatet e bisedimeve përmes një komunikimi telefonik.

Vizita e Witkoff dhe Kushnerit në Moskë u parapri nga një takim i zhvilluar më 20 janar në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ku ata u takuan me Kiril Dmitriev. Ky takim, i mbajtur pas dyerve të mbyllura dhe që zgjati mbi dy orë, u cilësua nga Witkoff si “shumë pozitiv”.

Delegacioni amerikan mbërriti në Moskë rreth orës 22:30 sipas orës lokale dhe u drejtua menjëherë drejt Kremlinit, ndërsa ishte paralajmëruar se takimi do të zhvillohej në orët e vona të mbrëmjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)