Një vajzë 23-vjeçare me origjinë nga Kepi i Gjelbër u vra mbrëmjen e të mërkurës së kaluar në qendër të qytetit. Ngjarja ndodhi në Nisë të Francës. Dy persona të armatosur në një motor i zunë pritë makinës me të cilën udhëtonte dhe hapën zjarr në drejtim të saj. Synimi i vetëm ishte që ta vrisnin të renë.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, vajza humbi jetën në vendngjarje. Në automjetin me të cilin udhëtonte ndodhej edhe djali i saj 6-muajsh. Fatmirësisht ai mbeti i paprekur nga ngjarja, pasi vrasësit vendosën ta kursenin. Foshnja u transferua në spitalin pediatrik “Lenval” për kontrolle mjekësore.
Autorët janë në arrati, ndërsa motori i përdorur për ekzekutimin u gjet pa targa, rreth 6 kilometër larg vendit të ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se vrasja lidhet me larje hesapesh ose me trafikun e drogës. Kryebashkiaku i Nisës, Christian Estrosi, deklaroi se autoritetet do të marrin “të gjitha masat e nevojshme” në bashkëpunim me drejtësinë për të garantuar sigurinë publike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)