Natë sulmesh në Ukrainë, një viktimë dhe 23 të plagosur mes Kievit dhe Kharkivit

Zjarre shpërthyen në disa ndërtesa të goditura nga mbetjet e dronëve, ndërsa furnizimi me ngrohje dhe ujë u ndërpre në disa zona të kryeqytetit.

24.01.2026. 09:25

Natë sulmesh në Ukrainë, një viktimë dhe 23 të plagosur mes Kievit dhe Kharkivit

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 23 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ruse që kanë goditur Kievin dhe qytetin verilindor të Kharkivit gjatë natës. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet ukrainase, vetëm pak orë përpara takimit të radhës rreth bisedimeve për paqe, të planifikuar ditën e sotme në Abu Dhabi.

E gjithë Ukraina ishte në gjendje alarmi ajror, me autoritetet ushtarake të Kievit që paralajmëruan për praninë e dronëve dhe raketave balistike. “Kievi është nën një sulm masiv armik”, njoftoi bashkia e kryeqytetit. Kryetari Vitali Klitschko, u bëri thirrje qytetarëve të mos largohen nga vendstrehimet.

Mes objektivave ishin disa ndërtesa jo-rezidenciale, ndërsa viktima e sulmeve u regjistrua pikërisht në kryeqytetin ukrainas. Zjarre shpërthyen në disa ndërtesa të goditura nga mbetjet e dronëve, ndërsa furnizimi me ngrohje dhe ujë u ndërpre në disa zona të Kievit.

Në Kharkiv, kryetari i bashkisë Igor Terekhov raportoi se një sulm me dronë “Shahed” të prodhuar në Iran, dëmtuan disa ndërtesa banimi pranë kufirit me Rusinë. Policia njoftoi në Telegram se sulmet me dronë kanë plagosur 15 persona në rajonin e Kharkivit, teksa kanë shkaktuar dëme edhe në dy struktura mjekësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)