Bandat shqiptare shesin “linja” droge në TikTok, telefona me klientelë kushtojnë deri në 300 mijë paund
Investigimi nga britanikja “Daily Mail” zbulon metodën që shfrytëzon rrjetet sociale për tu përfshirë në tregun ekzistues të shitjes së narkotikëve, por edhe për rekrutimin e korrierëve.
Bandat shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar po shesin hapur në rrjetet sociale telefona celularë, të cilët kanë të gatshëm një rrjet klientësh. Çmimet e aparatëve me “punë të ngritur” arrijnë deri në 300 mijë paund. Zbulimi është bërë nga investigimi i gazetës britanike, “Daily Mail”.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “linja”. Thënë ndryshe, ato janë numra telefoni të përdorura për shitjen e drogës, te të cilat është krijuar një bazë e qëndrueshme blerësish. Për këtë arsye kanë vlerë shumë të lartë financiare. Sipas hetimit, bandat kriminale po i reklamojnë telefonat në platformën “TikTok”, duke u’a ofruar për blerje kriminelëve të tjerë shqiptarë në Britani. Në disa raste, shitësit u ofrojnë blerësve të mundshëm edhe një periudhë testimi, duke garantuar se pajisjet janë “të sigurta nga ndërhyrjet e forcave të rendit”.
Foto: Daily Mail
Një prej llogarive të identifikuara, me emrin “Albanian Postcode”, ofron për shitje një linjë telefoni në zonën e Brighton dhe Hove për 300 mijë paund, duke pretenduar se numri merr porosi deri në 900 gramë kokainë në javë. Në përshkrim thuhet se telefoni qëndron aktiv 24 orë në 24 dhe përdoret nga shpërndarës që lëvizin me taksi. Aty theksohej se duhet të kontaktojnë vetëm blerës seriozë.
Një tjetër llogari, “shqipepostcode1”, reklamon një linjë në Barking dhe Dagenham, në lindje të Londrës, e cila sipas pretendimeve merr 350 deri në 400 porosi për kokainë në javë. Çmimi i pretenduar është 220 mijë paund, por ekziston mundësia e një uljeje. Shitësit e këtij numri shpreheshin se “po e shesin, pasi nuk arrijnë më ta menaxhojnë”.
Po ashtu, një profil tjetër me emrin “shqipet_e_pikave” ka publikuar disa njoftime për shitjen e linjave të drogës në zona të ndryshme të Britanisë, duke përfshirë Gloucester dhe Leicester, me çmime që variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë paund. Në këto njoftime pretendohet se nga kontaktet ekzistuese shiten qindra doza kokaine dhe sasi të konsiderueshme kanabisi çdo javë, duke u ofruar blerësve “garanci” dhe të drejtë testimi.
Sipas raportit, reklama të ngjashme janë gjetur për zona si Manchester, Kent, Essex, Brighton, Southampton, si dhe në disa rajone të Midlands dhe Londrës. Në disa raste, rrjetet sociale po përdoren edhe për rekrutimin e korrierëve shqiptarë të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe ka deklaruar më herët, se bandat shqiptare kontrabandojnë çdo vit qindra miliona paund të fituara nga aktivitetet kriminale drejt Shqipërisë, duke përforcuar ndikimin e tyre në tregun e drogës dhe në krimin e organizuar ndërkombëtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
Policia në Virxhinian Perëndimore ka arrestuar një punonjëse biblioteke, e cila përmes një videoje në TikTok i bëri thirrje popullit amerikan që të vrasë Presidentin Donald Trump.
Komente (0)