Elita ruse feston mes luksit në alpet e Francës, shpërthen zemërimi në Moskë

Zemërimi është ndezur në Moskë, pasi në rrjet kanë qarkulluar imazhe që tregojnë manjatët rusë dhe bijët e elitës së Kremlinit duke shijuar pushimet dimërore në Perëndim.

Burimi: Daily Mail

26.01.2026. 14:12

Elita ruse feston mes luksit në alpet e Francës, shpërthen zemërimi në Moskë

Zemërimi është ndezur në Moskë, pasi në rrjet kanë qarkulluar imazhe që tregojnë manjatët rusë dhe bijët e elitës së Kremlinit duke shijuar pushimet dimërore në Perëndim.

Djemtë dhe vajzat e manjatëve që qëndrojnë pranë Vladimir Putin kanë publikuar foto duke bërë ski dhe pirë shampanjë në Courchevel, një nga vendpushimet më ekskluzive të Evropës dhe kjo ka nxitur inatin e politikanëve, luftëtarëve dhe kanaleve pro-luftës të Kremlinit.

Rrjeti luksoz i këpucëve dhe modës Rendez-Vous organizoi një fluturim të elitës ruse për në Courchevel për të festuar 25-vjetorin e biznesit dhe 16 vjet që nga hapja e butikut të saj në resortin e skive.

Midis tyre ishte 44-vjeçarja Ksenia Sobchak, e njohur si "kumbaresha" e Vladimir Putinit, sepse babai i saj i ndjerë, Anatoly Sobchak, e futi atë në politikë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ajo është gjithashtu një yll televiziv dhe pronare mediash.

Midis të ftuarve, së bashku me Sobchak, ishin Oksana Samoylova, një influencere 37-vjeçare dhe nënë e katër fëmijëve me 17 milionë ndjekës në Instagram. Po ashtu ndodhej aty Lena Perminova, një modele 38-vjeçare që udhëtoi me të dashurin e saj ukrainas, modelin Taras Romanov, por edhe Alexander Rogov, një stilist i famshëm 44-vjeçar dhe prezantues televiziv rus.

Në mbrëmje, ata morën pjesë në një darkë gala të shtruar me tapet të kuq. Ata po qëndronin në një hotel luksoz ku çmimet e dhomave fillojnë nga 8,600 euro për natë. Të ftuarit shijuan fruta deti, proshutë dhe alkool të klasit të pare, ndërsa festa në vendpushimin elitar thuhet se përfshinte fluturime private me helikopter.

Reagimi nga Rusia ishte i menjëhershëm. Vladimir Putin më parë ka kritikuar personazhe të famshëm, përfshirë Sobchak, për festa gjatë luftës në Ukrainë, duke thënë se kjo minon sakrificën e ushtarëve të tij.

Sipas rusëve, Courchevel, i njohur për vizitat e personazheve të famshëm rusë para luftës, tani është bërë "një simbol i anashkalimit të sanksioneve", ndaj ky udhëtim i ka acaruar të gjithë, ata që janë pro luftës, por edhe ata që janë kundër saj.

“Ky është një rast i rrallë në të cilin një fushatë arrin të jetë e neveritshme për të gjithë”, tha një komentues në rrjetet sociale.

Kanalet e propagandës pro-luftës shprehën gjithashtu zemërimin e tyre, ndërsa REN TV, pjesë e grupit mediatik të drejtuar nga partnerja e Putinit, Alina Kabaeva citoi producentin muzikor Sergei Dvortsov të thoshte: "Ndërsa djemtë tanë po luftojnë dhe po japin jetën e tyre për ne, yjet tanë po kënaqen dhe po jetojnë në luks”.

“Gabimi i tyre është të mburren me pasurinë dhe luksin... në kohë murtaje", shtoi ai.

Disa video në Telegram madje tregojnë luftëtarë rusë duke regjistruar mesazh ku flasin me zemërim, duke akuzuar të famshmit se po argëtohen ndërsa ushtarët po vdesin. “Ju mburreni ndërsa ne derdhim gjak”, thotë një prej tyre në një regjistrim.

Zemërimi vjen edhe nga punonjësit e Rendez-Vous, të cilët pretendojnë se shpërblimet e tyre po ulen ndërsa menaxhmenti shpërdoron miliona jashtë vendit.

“Këta nuk janë rusë, janë parazitë. Lërini në Perëndim, mbyllini dyert me çelës”, shkruan qytetarët, siç raportohet nga Daily Mail.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)