Turqia po përgatitet për situata emergjence përgjatë kufirit me Iranin, në rast se regjimi i Shtetit Islamik bie. Sipas asaj që raporton “Middle East Eye”, zyrtarët kryesorë të Ministrisë së Jashtme turke informuan të enjten ligjvënësit , duke paraqitur disa skenarë të mundshëm.
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në parlament, autoritetet u shprehën se do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të shmangur valën e mundshme të refugjatëve që mund të hyjnë në Turqi. Një pjesëmarrës tha se zyrtarët përdorën shprehjen “zonë sigurie”, ndërsa një tjetër konfirmoi se në takim u bë e qartë gadishmëria për të shkuar përtej masave standarde.
Më herët këtë muaj, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se Ankaraja ka forcuar sigurinë përgjatë 560 km të kufirit me Iranin, duke përdorur një sistem të avancuar barrierash fizike. Masat përfshijnë një mur modular betoni me gjatësi 380 kilometër, afro 250 kulla vëzhgimi si edhe 553 kilometër kanale mbrojtëse.
Zonat kufitare me Iranin do të monitorohen pa ndërprerje nga dronë, aeroplanë dhe sisteme të avancuara zbulimi. Përgatitjet e Turqisë tregojnë shqetësimin për situatën në rajon që mbetet e paqëndrueshme dhe flukse të mundshme refugjatësh në rast se Irani përjeton një kolaps politik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)