Starmer shfaqet si komedian, hyn në rolin e Macron me syzet e famshme aviator

Në një video që ai e ka ngarkuar në TikTok, duket se i ofrohen një palë syze dielli, të cilat ai i vendos pa menduar dy herë, duke thënë "Bonjour" dhe duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

27.01.2026. 16:34

Starmer shfaqet si komedian, hyn në rolin e Macron me syzet e famshme aviator

Kryeministri britanik Keir Starmer u shfaq i relaksuar dhe nuk i kurseu batutat në një shfaqje komedie në Londër, duke bërë për vete audiencën teksa doli në skenë dhe mbante syze dielli të stilit aviator, si një referencë e qartë ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron dhe paraqitjes së tij në Davos.

Starmer mori pjesë në shfaqjen “The Political Party Live”, të organizuar në Teatrin Duchess, ku dha një intervistë para një audience, duke lënë mënjanë për pak kohë profilin e tij të rreptë politik.

Në një video që ai e ka ngarkuar në TikTok, duket se i ofrohen një palë syze dielli, të cilat ai i vendos pa menduar dy herë, duke thënë "Bonjour" dhe duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

E gjithë skena ishte një ironizim i paraqitjes së fundit të Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku presidenti francez spikati duke mbajtur syze dielli të ngjashme, të cilat u bënë virale në rrjetet sociale.

Kryeministri britanik vazhdoi batutat në përshkrimin e postimit të tij, duke shkruar "Fol me mua, Goose", një varg nga filmi Top Gun, i cili është lidhur me popullaritetin e syzeve të stilit aviator.

Batutat e Starmer shkaktuan një reagim të ngrohtë nga publiku i Ëest End, me kryeministrin që i tha prezantuesit të emisionit Matt Ford se ai mund të shfaqej me ato syze edhe në takime ndërkombëtare.

Megjithatë, pak më vonë, ai bëri shaka duke thënë se përfundimisht do t'i duheshin syzet e tij të zakonshme, pasi përndryshe nuk do të ishte në gjendje të shihte se çfarë po ndodhte në Parlament.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)