Pamje katastrofike, kodra çahet në dysh në Itali, humnera mund të “gëlltisë” qytetin historik

Pas goditjes nga cikloni Harry, 1500 persona janë evakuuar nga qyteza italiane Niscemi, sepse një çarje prej 4 kilometër u krijua në shkëmbin që mban shtëpitë e saj, pas rrëshqitjes së dheut.

27.01.2026. 17:40

Pamje katastrofike, kodra çahet në dysh në Itali, humnera mund të “gëlltisë” qytetin historik

Nuk janë pamje apokalipsi, por skenë e tragjedisë që po ndodh në qytezën siçilane të Niscemi-t. Pas goditjes nga cikloni Harry, 1500 persona janë evakuuar nga kjo qytezë italiane, sepse një çarje prej 4 kilometër u krijua në shkëmbin që mban shtëpitë e saj, pas rrëshqitjes së dheut.

Kryebashkiaku i qytetit që ngrihet në tehun e kodrës tha për mediat italiane se "situata është e tmerrshme", pasi stuhia e fuqishme rrëzoi një pjesë të gjatë të shpatit të kodrës, duke lënë shtëpitë në mëshirë të fatit.

Rreth 1,500 persona deri më tani janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rrëshqitjes së dheut. Kodra filloi të tregonte shenja lëvizjeje të dielën përpara se të zhvillonte një front 4 km të gjatë.

Humnera vazhdon të zgjerohet, duke rritur frikën se mund të gëlltisë qendrën historike të qytetit. “Kjo është një rrëshqitje dramatike dheu”, tha Massimiliano Conti, kryebashkiaku i Niscemit, ndërsa u bëri thirrje njerëzve që jetojnë përtej zonave të rrethuara të “qëndrojnë në shtëpi”.

“Nuk mund ta mohojmë, jemi të frikësuar. Nga imazhet ajrore, ishte tronditëse të shihje Niscemin tonë duke u shembur. Situata është e tmerrshme, veçanërisht pasi çarja e kodrës vazhdon dhe shiu nuk po ndihmon as operacionet e ndihmës dhe as studimet teknike. Nuk dua që askush ta marrë këtë ngjarje lehtë. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, vetëm dëme në shtëpi”, shpjegoi Conti në një intervistë me La Repubblica.

Salvatore Cocina, drejtor i përgjithshëm i autoritetit të mbrojtjes civile të Siçilisë, tha të hënën në mbrëmje se “të gjitha shtëpitë brenda një rrezeje prej 50-70 metrash do të shemben”.

Shkollat ​​mbetën të mbyllura të martën dhe një rrugë që lidh Niscemin me qytetin bregdetar të Gelës është mbyllur.

Niscemi ka një popullsi prej rreth 25,000 banorësh. Shumë prej atyre që u evakuuan po qëndronin me të afërmit, megjithëse qindra kanë kaluar dy netët e fundit duke u strehuar në një arenë sportive lokale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)