Zvicra pranon ndihmën e Italisë për hetimet e tragjedisë në Crans Montana

Zvicra ka pranuar që grupe hetuesish italianë të bashkohen në hetimet për zbardhjen e tragjedisë në Crans Montana në natën e ndërrimit të viteve.

Burimi: Tgcom

27.01.2026. 21:14

Zvicra pranon ndihmën e Italisë për hetimet e tragjedisë në Crans Montana

Pas disa ditësh presioni mediatik, autoritetet zvicerane kanë rënë dakord për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore me Italinë për të hetuar tragjedinë në lokalin e natës në resortin turistik në Crans-Montana. Lajmin e bëri të ditur Zyra e Prokurorit Publik të Valais, e cila konfirmoi se ekipet do të formohen deri në fund të javës.

Sipas deklaratës zyrtare, ky hap synon të sqarojë në mënyrë të shpejtë, transparente dhe gjithëpërfshirëse dinamiken e zjarrit që shkaktoi 40 viktima dhe qindra të plagosur në natën e ndërrimit të viteve.

Vendimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore mbështetet në Nenin 20 të Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës Evropiane për Ndihmë të Ndërsjellë, duke theksuar se kjo detyrë i takon drejtësisë dhe jo politikës.

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore është një procedurë standarde, veçanërisht për hetime të ndërlikuara ose në shkallë të gjerë. Avantazhi kryesor është se gjatë hetimeve nuk ka nevojë për kërkesa të veçanta për ndihmë ligjore për çdo akt individual.

Në këtë mënyrë, hetuesit italianë dhe zviceranë do të punojnë ngushtë së bashku për të mbledhur prova dhe për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e tragjedisë, duke siguruar që drejtësia të veprojë në mënyrë të plotë dhe pa vonesa.

Paraprakisht, hetimet kanë zbuluar se zjarri në lokal mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët që vendoseshin në pije, por ka dyshime se lokali kishte mangësi dhe në protokollet e sigurisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)