Rusia bombardon trenin me 300 pasagjerë në Ukrainë, Zelensky: Akt terrorist

Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një dron rus goditi një tren me civilë në verilindje të Ukrainës, në një sulm që presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi si “akt të pastër terrorizmi”.

Burimi: CNN

28.01.2026. 14:47

Rusia bombardon trenin me 300 pasagjerë në Ukrainë, Zelensky: Akt terrorist

Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një dron rus goditi një tren me civilë në verilindje të Ukrainës, në një sulm që presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi si “akt të pastër terrorizmi”. Ngjarja e rëndë ndodhi në rajonin e Kharkivit, ku ekipet e emergjencës u përballën me skena makabre mes mbetjeve të djegura të vagonëve.

Sipas autoriteteve, rreth 300 pasagjerë ndodheshin në tren në momentin e sulmit. “Në çdo vend të botës, një goditje me dron ndaj një treni civil do të konsiderohej terrorizëm,” deklaroi Zelensky në Telegram, duke shtuar se “18 persona ndodheshin në vagonin e goditur drejtpërdrejt nga droni rus”.

Prokuroria Rajonale e Kharkivit njoftoi se mbetjet mortore të pesë viktimave janë gjetur, por identifikimi i tyre do të kryhet vetëm përmes analizave të ADN-së. Operatorët hekurudhorë konfirmuan gjithashtu dy të plagosur dhe një person të zhdukur, ndërsa flamujt në të gjitha stacionet hekurudhore u ulën në gjysmë shtize dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të viktimave.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë vagonë të shkatërruar, flakë dhe tym që dalin nga dritaret, si dhe pasagjerë , mes tyre edhe fëmijë të vegjël, që largohen mes dëborës drejt pyllit pranë shinave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)