Përdori ikonën e Shën Mërisë si tabelë qitjeje, dënohet politikania zvicerane
Një politikane 33-vjeçare zvicerane, e cila shkaktoi trazira në vitin 2024, kur përdori një imazh të Virgjëreshës Mari si shënjestër për t’u ushtruar në qitje me një pistoletë.
Një politikane 33-vjeçare zvicerane, e cila shkaktoi trazira në vitin 2024, kur përdori një imazh të Virgjëreshës Mari si shënjestër për t’u ushtruar në qitje me një pistoletë, e më pas ngarkoi fotot në llogarinë e saj në Instagram, u gjobit me 500 franga zvicerane.
Sanja Amety u gjobit gjithashtu me 3,000 franga zvicerane, të cilat do t’i pagujë në 60 këste ditore dhe një pezullim dy vjeçar.
Foto: Instagram
Amety vjen nga një familje boshnjake që iku nga ish-Jugosllavia dhe u vendos në Zvicër. Në vitin 2020, ajo iu bashkua Partisë Liberale të Gjelbër dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtare e këshillit të qytetit të Cyrihut.
Në shtator 2024, ajo shkaktoi një stuhi reagimesh kur postoi në llogarinë e saj në Instagram fotografi të saj duke praktikuar të shtënat me pistoletë, teksa si tabelë qitjeje kishte përdorur një imazh të Shën Marisë. Ajo e hoqi postimin e saj pas disa orësh dhe i kërkoi falje kishës, ndërsa dha dorëheqjen nga partia GLP.
Foto: Instagram
Avokati mbrojtës kërkoi lirimin e saj nga akuzat, duke theksuar se ajo pësoi trauma psikologjike në fëmijëri që i kanë lënë plagë të pashlyeshme, duke iu referuar vëllait që Sanja Amety humbi në luftën e Bosnjës.
Amethi heshti në gjykatë, por përpara gjyqit, ajo kishte deklaruar se kishte grisur një faqe nga një botim dhe e kishte përdorur si shënjestër për të ushtruar qitje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)