Bie në humnerë makina simbol e rrëshqitjes së tokës në Sicili
Tashmë e rrezikuar është edhe bibloteka e qytetit. Kryetari i bashkisë së Niscemit, Massimiliano Conti, ka deklaruar se në këtë fazë është shumë e rrezikshme të tentohet shpëtimi i rreth 4 mijë librave.
Situata në Niscemi vazhdon të përkeqësohet pas rrëshqitjes së madhe të dheut që ka goditur zonën. Pas shembjes së shtëpisë trekatëshe, edhe makina që kishte mbetur e varur në buzë të greminës, e që ishte kthyer në simbolin e situatës së emergjencës që goditi qytezën në Sicili, ka përfunduar në humnerë.
Edhe pse rezistoi për ditë ditë, fati i saj ishte i pashmangshëm. Makina qëndronte pezull mbi boshllëkun e krijuar, me rrëshqitjet e dheut që kishin marrë me vete disa prej banesave që ndodheshin në skajin e kodrës. Gradualisht, edhe automjeti simbol i rezistencës dhe shpresës për përmirësimin e situatës, ra nga lartësia.
Zona vazhdon të paraqisë rrezik ekstrem, të paktën deri në 50 metër distancë nga vendi ku disa godina janë shembur. Tashmë e rrezikuar është edhe bibloteka e qytetit. Kryetari i bashkisë së Niscemit, Massimiliano Conti, ka deklaruar se në këtë fazë është shumë e rrezikshme të tentohet shpëtimi i rreth 4 mijë librave.
Foto nga web
Biblioteka private “Angelo Marsiano” ndodhet brenda perimetrit të zonës së kuqe. Përfaqësues të botës së kulturës kanë bërë apel për të shpëtuar bibliotekën, që sipas tyre ruan një trashëgimi të rëndësishme librash mbi historinë e Sicilisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)