Alarm në Itali, sabotohen linjat e trenave me shpejtësi të lartë që nisen nga Roma
Policia në Itali është vendosur në alarm pasi të paktën dy tentative për sabotim të linjave të trenave të shpejtësisë së lartë, Romë-Napoli dhe Romë-Firence, janë zbuluar gjatë ditës së djeshme.
Policia në Itali është vendosur në alarm pasi të paktën dy tentative për sabotim të linjave të trenave të shpejtësisë së lartë, Romë-Napoli dhe Romë-Firence, janë zbuluar gjatë ditës së djeshme.
Në Stacionin Qendror të Milanos u raportuan vonesa deri mbi 2 orë, si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet. Vonesat midis Lacios dhe Toskanës arritën gati 120 minuta si dhe në linjën Romë-Napoli, trafiku mbeti i ngadaltë, me kohëzgjatjen e udhëtimit që u rrit deri në 60 minuta.
Incidenti i parë ndodhi në linjën Romë-Napoli, me dhomën e operacioneve të RFI-së që raportoi një anomali në hekurudhë midis Salone dhe Labico. Teknikët që shkuan në vendin e ngjarjes konstatuan dëmtime në tunelet që përmbanin kabllot që kontrollojnë trafikun e trenave, dhe vetë kabllot ishin djegur.
Incidenti i dytë keqdashës ndodhi në linjën Romë-Firence, midis Tiburtina dhe Settebagni. Një incident i tretë midis Capena dhe Gallese, në linjën me shpejtësi të lartë Romë-Firence, është duke u hetuar aktualisht.
Të gjitha linjat u riaktivizuan mbrëmjen e djeshme, edhe pse gjatë ditës pati vonesa dhe ndërprerje në qarkullimin e trenave.
Foto: X
Ministri i Transportit Matteo Salvini iu referua incidenteve të reja të sabotimit në linjën e shpejtësisë së lartë, duke i quajtur ato "akte të urryera kriminale kundër punëtorëve dhe kundër Italisë”.
“Ne kemi rritur vigjilencën dhe kemi shtuar kontrollet për të çrrënjosur këta kriminelë, duke shpresuar që askush të mos i minimizojë ose justifikojë aktet kriminale që vënë në rrezik jetën e njerëzve”, shtoi më tej Salvini.
Ndërkohë shoqata e konsumatorëe në një deklaratë tha: “Nëse identifikohen ata që janë përgjegjës për aktet keqdashëse që kanë ndikuar në trafikun hekurudhor, Codacons do të nisë veprime ligjore kundër tyre për të kërkuar kompensim masiv për të gjithë pasagjerët e prekur nga ndërprerja".
"Ajo që po ndodh këto ditë në Itali po ka pasoja të mëdha për qytetarët, të cilët janë të detyruar të durojnë vonesa që shkaktojnë dëme të dukshme morale dhe materiale", shton Codacons.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)