Rasti i dytë në 72 orë, ganezi tenton t’i rrëmbejë nënës djalin në supermarket, në Itali
Ngjarja ndodhi në një supermarket në Caivano, ku protagonist u bë një 45-vjeçar ganez, në gjendje të dehur, i cili u përpoq të rrëmbente një djalë 5 vjeçar.
Një tjetër tentativë për rrëmbimin e një fëmije në një supermarket, ka tronditur Italinë, pas ngjarjes së ndodhur në Bergamo dy ditë më parë, ku një 47-vjeçar rumun u arrestua pasi tentoi t’i zhvaste nga krahët vajzën 1 vjeç e gjysëm një çifti italian.
Këtë herë ngjarja u regjistrua në një supermarket në Caivano, ku protagonist u bë një 45-vjeçar ganez, në gjendje të dehur, i cili u përpoq të rrëmbente një djalë 5 vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30 të mbrëmjes së të martës kur qendra e operacioneve në Caivano mori një telefonatë për ndihmë.
"Ai u përpoq të rrëmbente një fëmijë”, ishte thirrja nga krahu tjetër i telefonit. Karabinierët që mbërritën në vendngjarje panë në kamerat e sigurisë se dy gra ishin në supermarket me fëmijët e tyre dhe sapo kishin mbaruar pazarin, por kur ishin gati të largoheshin shtetasi ganez ju afrua. Ai ishte dukshëm i dehur dhe gjendej në shoqërinë e dy personave të tjerë.
“Ky nuk është djali yt, ma jep mua!”, i thotë burri njërës prej grave, duke iu referuar djalit 5-vjeçar.
Pamjet e një tentativve rrëmbimi të një vogëlusheje nga krahët e nënës së saj, në mes të ditës, në Bergamo të Italisë janë duke bërë xhiron e rrjetit. Agresori, një 47-vjeçar rumun u arrestua, pasi u neutralizua fillimisht nga babai i vajzës.
Gruaja nuk e kupton në fillim, djali vrapon dhe 45-vjeçari i afrohet fëmijës dhe përpiqet ta rrëmbejë.
Shoqja e nënës së 5-vjeçari ndërhyn gjithashtu, duke i zënë rrugën, por burri nuk dorëzohet dhe përpiqet ta kapë të miturin. “Mami!”, dëgjohet duke bërtitur djali i frikësuar.
Në atë moment, gruaja e vendos djalin pas vetes dhe hyn në supermarket pranë banakut të arkës. 45-vjeçari ganez i ndjek ata dhe madje përpiqet ta kapë djalin brenda supermarketit, por një arkëtar ndërhyn, duke vepruar si mburojë mes britmave të protagonistëve të incidentit.
Në këtë moment agresori bën një hap prapa dhe ia mbath me vrap. 45-vjeçari nga Gana arrestua më pas me akuzën e tentativës së rrëmbimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)